Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 76 aktakuza kundër 87 personave
Prishtinë, 27 maj - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza kundër tetëdhjeteshtatë (87) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe, janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për një person i cili ishte i shtrirë në QKUK dhe kishte ndërruar jetë.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës , ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.