Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 69 aktakuza kundër 84 personave
Prishtinë, 5 shkurt - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza, kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.