29 Dhjetor 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 63 aktakuza kundër 81 personave

Prishtinë, 23 shkurt - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar i cili me  aktvendim të prokurori të shtetit është  ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16)  aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë  ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)