Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 57 aktakuza kundër 73 personave
Prishtinë,
5 nëntor - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit
nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza,
kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale,
ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona
të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për
caktimin e masës së paraburgimit, kundër dymbëdhjetë (12) personave të
dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në
Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur katër (4)
kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dhjetë (10) persona të
dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave,
për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka
ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e
paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15)
aktakuza kundër njëzet (20) personave, për kryerjen e veprave të
ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës
(KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona
të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3)
personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në
Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në
kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza,
kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria
Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër
trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.