Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 50 aktakuza kundër 59 personave
Prishtinë, 14 tetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të cilat janë përdorur për të kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së“, nga neni 138 paragrafi 1, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprave terroriste“, nga neni 129, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër një (1) personi. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.