25 Dhjetor 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 48 aktakuza kundër 55 personave

Prishtinë, 7 tetor - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tre raste të ndara, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)