Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 23 aktakuza kundër 35 personave
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tri raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.