27 Dhjetor 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 22 aktakuza kundër 31 personave

Prishtinë, 4 qershor - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona.

Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është raportuar për dy (2) vdekje të dyshimta, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obdukim.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar dy (2) vetaksidente me fatalitet.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)