Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 112 aktakuza kundër 140 personave
Prishtinë, 31 dhjetor - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedymbëdhjetë (112) aktakuza, kundër njëqindedyzet (140) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, është gjetur një person pa shenja jete. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të njëjtit trupi është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është kualifikuar “hetim i vdekjes” dhe vazhdon të hetohet.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.