29 Dhjetor 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ndaluar për 48 orë persona

Prishtinë, 18 shkurt - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).        

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit  për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave.
   
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)