Në 24 orët e fundit janë ngritur 60 aktakuza, kundër 82 personave
Prishtinë, 13 dhjetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza, kundër tetëdhjetedy (82) personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.