21 Dhjetor 2024

Në 24 orët e fundit janë ngritur 50 aktakuza kundër 77 personave

Prishtinë, 14 korrik - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetepesë (25) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë (10) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së, si dhe janë ngritur 28 aktakuza ndaj 55 personave për vepra penalë të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)