Në 24 orët e fundit janë ngritur 25 aktakuza kundër 25 personave
Prishtinë, 7 qershor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër njëzet e pesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në pesë raste të ndara, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.