Në 24 orët e fundit janë ngritur 125 aktakuza kundër 145 personave
Prishtinë, 31 maj – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetepesë (125) aktakuza kundër njëqindedyzetepesë (145) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 24 orë një (1) për vepër penale ‘’Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.