Në 2013 në Kosovë janë kurorëzuar 14 664 qifte bashkëshortore
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2013 nga Zyret e Gjendjes Civile të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 15 436 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2013, janë kurorëzuar 14 664 qifte-bashkëshortore, ku 92.8 për qind e të kurorëzuarve janë femra me përkatësi etnike shqiptare, kurse 95.4 për qind janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare.
Te kurorëzimet, sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 128 ose 35.0 për qind, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 4 595 ose 31.3 për qind.
Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 260 kurorëzime ose 8.6 për qind; pastaj, vjen Prishtina 1 092 ose 7.4 për qind; ndërsa, në vendin e tretë gjendet Ferizaj me 877 ose 6.0 për qind etj.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 9 409 ose 64.2 për qind, kurse i meshkujve 10 529 ose 71.8 për qind.