Ndryshon data e gjykimit të Limajt
Prishtinë, 28 mars - Festa zyrtare \"Dita e Kushtetutës\" ka bërë që të ndryshojnë seancat fillestare në rastin e Fatmir Limajt.
8 dhe 9 prill ishin datat e menduara paraprakisht, ndërkohë që zhvillimi i senacave ka kaluar në 9 dhe 10 prill.
Tomë Gashi, avokati i të akuzuarit Limajt ka konfirmuar ndryshimin e datave. Ai tha se nga EULEX-i është njoftuar për ndryshimin e njërës datë.
Seancë nuk do të ketë më 9 prill, por një ditë më vonë pra më 10, tha Gashi për Express.
Ndryshe Limaj dhe të tjerët po akuzohen nga Prokuroria e EULEX-it për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare