Ndryshohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit Azem Syla
Ankesa e Prokurorit të EULEX-it është miratuar dhe masa e sigurisë është ndryshuar. Gjykata e Apelit vlerësoi se rrethanat e veçanta tregojnë që ekziston rrezik i lartë i pengimit të procesit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, dhe lidhja e këtyre treguesve me të dyshuarin Azem Syla, andaj vendosi që ndaj tij të shqiptoi masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh.
Lënda penale ka të bëjë me krimin e organizuar që është i lidhur me pronën e tokës.