Ndëshkohen dy Gardian për arratisjen në QKUK
Prishtinë, 18 korrik - Dy oficerët e Shërbimit Korrektuës janë ndëshkuar për skandalin që më 20 maj ka ndodhur në QKUK.
Pas arratisjës tri ditëshe të Sami Lushtakut, Ismet Haxhës dhe Sahit Jasharit, komisioni i formuar enkas për këtë rast ka marrë vendimin ndaj dy oficerëve të SHKK.
Njëri është transferuar e tjetrit i është dhënë vetëm vërejte me shkrim. Këta janë dy gardianët e qendrës së paraburgimit në Prishtinë të cilët qëlluan në punë ditën kur ndodhi arratisja e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës më 20 maj.
Këta tre për tre ditë nuk i gjendën në QKU aty ku ishin për tu shëruar. Arratisja ka ndodhur pas vendimit të gjyqtarit të EULEX-it që të akuzuarit e Grupit të Drenicës të transferohen në burgun e Mitrovicës që gjenden në veri të këtij qyteti.
Gjatë këtyre tri ditëve mbrojtja dhe familjarët e të akuzuarve mohon arratisjen ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës zyrtarisht ka pranuar se të akuzuarit janë në arrati.
Dorëzimi ndodhi vetëm pasi që gjykata ndryshoi vendimin me të cilin Lushtaku, Haxha dhe Jashari të dërgohen në burgun e Dubravës. Pas këtij skandali që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhje të jashtëzakonshme, u formua një komision për të shqyrtuar situatën e krijuar../Tribuna/.