Ndërtesa e komunës së Mitrovicë të Veriut sulmohet me granatë
Mitrovicë, 27 qershor - Policia e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se në orët e vona të së hënës, ndërtesa e komunës në Mitrovicë të Veriut është sulmuar me mjete shpërthyese.
Lënda shpërthyese dyshohet të jetë granatë dore, e cila ka shkaktuar dëme materiale në veturat zyrtare.
Policia ka thënë se në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “kryerja e veprës terroriste”.