14 Maj 2024

Ndërron jetë Dino Asanaj

Prishtinë, 14 qershor - Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Dino Asanaj, sot është therrur me thikë në fyt dhe në gjoks dhe si pasojë e plagëve nga ky incident ai ka ndërruar jetë.

Rreth orës 12:20 Policia e Kosovës  ka pranuar një informacion  përmes linjës emergjente se në Fshatin Ndërkombëtarë në lagjen e Hajvalisë  është raportuar për një rast vrasje në tentativë  ndaj shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Personi i lënduar sipas policisë është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

"Me të pranuar informatën njësitet policore i janë përgjigjur rastit  dhe janë duke kryer të gjitha  veprimet e nevojshme policore  me qëllim të zbardhjes së rrethanave të këtij rasti."

Në ndërkohë nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë policia ka pranuar  informacionin se rreth orës 14:30 Asanaj ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga ky incident.

Vdekjen e Asanajt e ka konfirmuar edhe Mehmet Maxhuni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe Shef i Ekipit të Mjekëve që e kanë operuar atë.

“Ne kemi bërë gjithçka për ta shpëtuar, por nuk ia dolëm”, ka thënë Maxhuni.

Sipas tij, pacienti ka shkuar në QKU në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe pothuajse pa shenja jete.

“Pacienti derisa është sjell në QKU, ka humbur shumë gjak, për shkak të plagëve të marra në fyt dhe në anën e majtë të gjoksit”, ka saktësuar ai.

Nderkaq policia ka bërë të ditur se bazuar në hetimet preliminare policore incidenti ka ndodhur në zyrën që posedonte viktima në këtë lagje dhe mjeti i kryerjes së vrasjes dyshohet të jetë një armë e ftohtë - thikë.

Njësiti i fornensikës nga Drejtoria rajonale e Prishtinës janë duke proceduar akoma këqyrjen e vendit të ngjarjes në lokacionin ku ka ndodhur vrasja.

Ekipet e hetuesve që janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes janë në proces të grumbullimit të informacioneve që janë të nevojshme për procesin hetimor dhe zbardhjen e rrethanave rreth këtij rasti të vrasjes.

Procesi hetimor nga niveli i Drejtorisë rajonale tani ka kaluar tek Drejtoria për hetimin e krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)