Ndërrohet komanda e KFOR-it në rajonin e Jugut
Prizren, 9 shtator - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, kryesoi ndërrimin e komandës së Detashmentit Rajonal të Përbashkët Jug (DRP-J) që u mbajt sot në \"Kampin Sulltan Murat\" në Prizren.
Koloneli Omer Fauk Demircioglu zëvendëson Kolonelin Zorlu Topaloglu. Ceremonia u ndoq nga disa përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe autoritetet lokale civile dhe fetare të cilat përfaqësojnë grupe të ndryshme etnike të Kosovës.
Njësia shumëkombëshe DRP-J udhëhiqet nga një komandanti turk dhe përbëhet nga personeli ushtarak nga Austria, Polonia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.
DRP-J operon në pjesën jugore të Kosovës, me asete jo-kinetike të quajtura Ekipe Ndërlidhëse dhe Monitoruese. Detyra kryesore e tyre është të kontribuojnë në \"ndërgjegjësimin e KFOR-it sa i përket situatës në terren përmes një aktiviteti ndërlidhës me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe popullatën vendore.
Aktiviteti intenziv i angazhimit të liderëve kyq me autoritetet politike dhe fetare si dhe përfaqësues të disa grupeve etnike e përmbush misionin e KFOR-it për një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.
Gjatë ceremonisë Komandanti i KFOR-it nderoi Kolonel Topaloglu me Medaljen e Misionit të Paqes së KFOR NATO-s dhe vlerësoi profesionalizmin e tij të lartë. Ai i uroi mirëseardhje komandantit të ri të DRP-J kolonelin Demircioglu dhe i uroi atij gjithë të mirat.
\"Dua të shpreh vlerësimin tim për shërbimin tuaj dhe profesionalizmin\", tha Komandanti i KFOR it, duke iu referuar Kolonel Topaloglu për mënyrën e shkëlqyer me të cilën DRP-J ka mbështetur KFOR-in, \"ju dhe ushtarët tuaj keni ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë pune me udhëheqjen e komunitetit dhe keni ngritur një nivel të lartë të besimit me popullatën për të parandaluar përshkallëzimin e incidenteve \", përfundoi Gjenerali Figliuolo.