17 Maj 2024

Ndërrohet komanda e KFOR-it

Prishtinë, 7 dhjetor - -  KOM KFOR-i, Gjneralmajor Salvatore FARINA ka kryesuar ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kampin MSU në Prishtinë, për të shënuar pranim-dorëzimin e komandës në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU).

Në ceremoni morën pjesë shumë autoritete të shquara nga shoqëria civile, fetare e ushtarake, përfshirë Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës,  Bajram REXHEPI, Shkëqësinë e tij Ambasadorin Italian në Kosovë, Andreas FERRARESE, Gjeneral-lejtnant Kadri KASTRATI, Komandant i FSK-së, Gjeneralbrigade Sebastiano COMITINI, Komandant i Brigadës së 2-të të Karabinierëve.

Koloneli Italian i Karabinierëve, Mario DI IULIO dorëzoi komandën te Kolonel Gregorio DE MARCO pas qëndrimit një vit në krye të njësisë MSU.

KOM KFOR-i dekoroi Kolonel Mario Di Iulio me Medalen për Mision Paqësor “jo sipas nenit pesë” të KFOR NATO dhe lavdëroj atë për profesionalizëm të lartë. Njëherit ai i dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu dëshirat më të mira për Komandantin e ri. 

Njësitë e MSU Njësi e nivelit të Regjimentit të përbërë prej afër 150 personave (udhëheqës, staf dhe trupa).

Zona e përgjegjësisë së tyre është veriu i Kosovës të përqëndruar në Mitrovicë.

“Jamë shumë krenar që kam një kalibër të tillë të ushtarëve në Forcat e Kosovë”, KOM KFOR-i tha dhe shtoi se “Karabinierët Italian që nga fillimi i misionit të KFOR-it në vitin 1999 janë në shërbim krah për krah me të gjithë ushtarët tjerë “Më Shumë së Bashku” për një Kosovë më të mirë”.

KOM KFOR-i përmendi edhe rezultatet e shkëlqyera gjatë zgjedhjeve si dhe KFOR-in si një storie të suksesit, një gurthemel për Kosovën, si dëshmi e një pune efektive dhe të shkëqyeshme që MSU-ja ka bërë. Kjo arritje kishte qenë e mundur falë standardit të lartë profesional dhe bashkërendimit të përsosur me autoritetet tjera ndëkombëtare dhe vendore të sigurisë në përpjekje të sinkronizuar që është bërë me “Më Shumë së Bashku”.

“Dëshirojë të falemnderoj Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhiepin për profesionalizëm, aftësi dhe përkushtim të të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë zgjedhjeve të fundit, po ashtu dëshriojë të nënvizojë sjelljen shembullore të të gjtihë qytetarëve të Kosovës gjatë zgjedhjeve: një demonstrim i pastër si loti i shpirtit demokratik dhe maturisë të të gjithë njerëzve të Kosovës”, ka deklaruari ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)