Ndërrohet komanda e Batalionit Manovrues Shumëkombësh
Prishtinë, 23 mars - Gjenerali Erhard Bühler dorëzoi Komandën e Batalionit Manovrues Shumëkombësh Taktikë Rezervë (KTM) në Kampin Slim Lines në Prishtinë, nga Lejtnant Kolonel Paulo Abreu, Komandant i Batalionit të Parë Parashutist Portugez të Këmbësorisë te Lejtnant Kolonel Jose Amaral Lopes, Komandant i Batalionit të Dytë të Motorizuar të Këmbësorisë Portugeze.
Zëvendës komandanti i KFOR-it, Gjeneral Marco Serronha, poashtu Përfaqësues i Lartë Kombëtar i Portugalisë, uroi komandantin dhe ushtarët e Batalionit në largim për performancën e tyre të shkëlqyer dhe shprehu krenarinë e tij për të pasur tani Batalionin e Këmbësorisë së Motorizuar në shërbim me KFOR-in.
Si përfaqësues i lartë i Forcave të Armatosura Portugeze, Gjeneral Majori Luis Ribeiro, zëvendës komandant i Komandës së Forcave Tokësore të ushtrisë, do ta përcjellë ceremoninë.
KTM është rezervë speciale e përbërë nga njësitë elite, nën komandën e drejtpërdrejtë operacionale dhe kontrollën e komandantit të KFOR-it.
Ajo është zgjedhur me kujdes nga Forcat e Armatosura Portugeze dhe është një aset shumë i rëndësishëm i KFOR-it meqë është i trajnuar në mënyrë të jashtëzakonshme për të gjitha situatat, zonat dhe skenarët.
Ushtarët e KTM-it kanë shkathtësi të posaçme jo vetëm në luftim tradicional por
edhe në kontrollim të turmës dhe trazirave në të gjitha nivelet e eskalimit dhe në të gjitha ambientet, qoftë urbane, mjedise të posaçme industriale apo fshatare.
Kompanitë dhe Toget tjera të KTM-it janë të trajnuara mirë të kryejnë patrullime, pika kontrolli të automjeteve apo operacione të posaçme.
Oficerët dhe ushtarët e kësaj njësie elite kanë shumë përvojë në bashkëpunim jo vetëm me njësi të ndryshme të KFOR-it të të gjitha kombeve, por gjithashtu edhe me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës.
Gjenerali Bühler lavdëroi kontributin e fuqishëm dhe të suksesshëm të Parashutistëve të tij Portugezë në kryerjen e punës së shkëlqyer në Kosovë për gjysëm viti: Ju keni qenë të gatshëm për çfarëdo misioni të KFOR-it në çfarëdo kohe dhe vendi. Ju keni qenë shtyllë e fortë e sigurisë në Kosovë. Kur ne i raportojmë publikut që situata në këtë vend është e qetë dhe stabile, kjo është për shkak se shokët tanë Portugezë kontribojnë fuqishëm në misionin e të gjithë ushtarëve të KFOR-it.
Ne fjalimin e tij, Gjenerali Buhler i dha lamtumirën 300 ushtarëve të Batalionit të Parë Parashutist të Këmbësorisë, të cilët kanë shërbyer në misionin e KFOR-it nga 21 shtator, 2010.
Gjatë misionit të tyre gjashtë mujor, Parashutistët ishin të përfshirë në më shumë se 15 operacione madhore në gjithë Kosovën. Ishte një periudhë mjaft e ngjeshur me ngjarje për Kosovën.
KTM ka qenë një prej shtyllave të sigurisë me rastin e kurorëzimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe ne fillim të muajit tetor 2010 dhe inagurimit të Peshkopit Teodosije në Prizren në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Gjithashtu, në dhjetor të vitit të kaluar KTM ishte i përgaditur ti mbështesë forcat e sigurisë gjatë zgjedhjeve.
Pika të shumta kontrolli të automjeteve dhe operacione të sigurisë janë kryer me profesionalizëm nga ushtarët e njësisë elite të Portugalisë.
Krahas të gjitha këtyre misioneve dhe detyrave, Parashutistët kanë zhvilluar shumë ngjarje të trajnimit, jo vetëm për të qëndruar në formë dhe gadishmëri, por gjithashtu për ti trajnuar ushtarët e tjerë të KFOR-it.
Shumë njerëz të Kosovës do ti mbajnë në mend raportet në media për
ushtrimet e kontrollimit të turmës dhe trazirave, kur në kulmin e trazirave, ushtarët Portugez së njësisë elite janë lëshuar dhe kanë kthyer rendin dhe qetësinë.
Komandanti i KFOR-it u uroi shokëve të Batalionit Parashutist Portugez gjithë të mirat dhe kthim të lumtur në vendlindje.
Në të njejtën kohë, ai u uroi mirëseardhje ushtarëve të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Portugeze.
Së bashku me Gjeneralin Serronha dhe të gjithë shokët e KFOR-it jemi krenarë tju kemi këtu dhe jam i sigurtë që performanca juaj do të jetë e jashtëzakonshme.
Ai gjithashtu theksoi se duke filluar nga 1 marsi i këtij viti, kompania Hungareze është integruar në Batalionin Portugez, kështu që KTM është shumëbkombëshe tani me dy shtylla të fuqishme.
Detyra, gadishmëria dhe fuqia e KTM mbetet e pandryshuar ne strukturën e re të KFORit.
Batalioni do të mbetet një nga shtyllat e aftësisë së KFOR-it për reagim të shpejtë në të adhmen.