Ndërpritet suspendimi i policëve në "rastin Vokshi"
Prishtinë, 8 dhjetor - Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar që katër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, që ishin suspenduar me pagesë lidhur me rastin Albana Vokshi, më nuk ka bazë që ata të vazhdojnë ta vuajnë këtë dënim.
Enver Rrustemi, nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, tha se i është rekomanduar drejtorit të policisë, që të ndërpritet suspendimi i policëve dhe lënda e tyre të dërgohet në Këshillin për emërime të larta dhe disiplinë policore.
Katër pjesëtarët e policisë së Kosovës, në muajin nëntor, ishin suspenduar nga puna, për shkak të ankesës së deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Albana Beqiri, se ata nuk ishin sjellur mirë ndaj saj, derisa ajo po e kalonte kufirin Kosovë Shqipëri.