Ndërpritet seanca e strukturave paralele për heqjen e barrikadave
Prishtinë, 9 gusht - Takimi i përfaqësuesve serbë në Leosaviq, i cili ka filluar në orën 12:45 është ndërprerë pasi nuk ka pasur kushtet formale juridike, sepse në mbledhje nuk kanë marrë pjesë përfaqësues nga Zubin-Potoku.
I ashtuquajturi kryetari i komunës së Leposaviqit, Slavko Stefanoviç, ka thënë se Është marrë vesh që secila komunë ta mbajë ndaras takimin dhe që koha të caktohet më vonë.
Takimi që ka filluar me vonesë, është ndërprerë pas 10 minutash, dhe është vendosur që të bëhen konsultime shtesë nëse mbledhja e përbashkët do të mbahet apo nëse përfaqësuesit e kuvendeve të komunave do të mbajnë takime veçanta.
Kryenegociatori serb për bisedime Borko Stefanoviç e ka justifikuar mos mbajtjen e takimit për shkak të mungesës së kushteve.
Në objektin e shkollës së Lartë ekonomike në Leposaviq, nuk kishte kushte për mbledhje, ka thënë Stefanoviç.
Për rrjedhojë duke u shtyrë mbledhje është shtyrë edhe heqja e barrikadave në veri të Kosovës.