17 Janar 2025

Ndërpritet puna në Pallatin e Drejtësisë

Prishtinë, 29 mars - Sindikata e Judikaturës e Gjykatës Themelore në Prishtinë në mbledhjen mbajtur  ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të kushteve të këqija te punës, përkatësisht  mungesë e oksigjenit, ku si  pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore.

Punonjësit  e kësaj gjykate vendosen se nga e marta do të ndërprenë punën nga dy orë në ditë, prej orës 13 deri në ora 15.

“Kjo formë e protestës do të vazhdojë deri në riparimin e sistemit të ajrosjes në këtë objekt.  Nëse organet kompetente nuk marrin masa në plotësimin e kësaj kërkese, punonjësit paralajmërojnë ndërprerje totale të punën në ndërtese.\"

\"Protestës i janë bashkangjitur institucionet tjera të akomoduara në Pallatin e Drejtësisë si Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit,  Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore”, thuhet në njoftim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)