Ndërpriten hetimet ndaj Enver Hasanit
Prishtinë, 1 shkurt - Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbatimin e mundësisë së hetimit të vecantë të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Ky i fundit dyshohej për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës spo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar nënshkrimin e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan.
Kjo do të thotë që procedurat e ngritur nga prokuroria ndaj tij, janë ndërprerë, njofton Klan Kosova.
Një panel i Gjykatës Themelore të Prishtinës-Departamenti për Krime të Rënda, ka gjetur, në aktvendimin e vetë, të cilin e posedon Klan Kosova, se kërkesa e prokurorisë Speciale për zbatimin e mundësisë së hetimit të vecantë, është e pabazuar dhe si e tillë nuk mund të pranohet dhe rrjedhimisht refuzohet, për shkak se cështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të Kryetarit dhe Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses të Republikës së Kosovës.