04 Maj 2024

Ndërpriten gërmimet vlerësuese në Rashkë

Rashkë, 19 tetor - Gërmimet vlerësuese të filluar me datë 17 tetor 2013, në fshatin Rudincë, Komuna e Rashkës, sot janë ndërprerë nga ana e autoriteteve të Serbisë, deri në një vendim të radhës nga institucionet kompetente të Serbisë.

Sipas përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe sot në lokacionin e shënjuar në Rashkë, vendimi për ndërprerjen e mundshme të punimeve është prezantuar edhe mbrëmë, dhe sot, gjatë disa takimeve joformale të mbajtura në mes të akterëve të përfshirë, dhe që ishin të pranishëm në gërmimet vlerësuese të realizuara gjatë këtyre tri ditëve. 

Vendimi i radhës për rifillimin e mundshëm të punimeve, pritet të merret pas konsultimeve dhe sqarimeve shtesë në mes të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë rast, ku ndër të tjera kërkohen hollësi rreth planit gërmues në këtë lokacion, përfshirë edhe periudhën kohore, shpenzimet e mundshme dhe sigurimin e mjeteve buxhetore, makinerinë e nevojshme etj.

Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbështet plotësisht raportin vlerësues dhe planin e përgatitur nga ekspertët e EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, i cili iu është dorëzuar Delegacionit të Beogradit në seancën e fundit të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, të mbajtur më 31maj 2013, në Prishtinë.

Po ashtu, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur përkrah dhe qëndron prapa kërkesave dhe dëshmive të shumta të ofruara për Delegacionin e Beogradit, përmes Grupit Punues për Persona të Zhdukur.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shpreh falënderimet për të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare, të angazhuara në ndriçimin e së vërtetës rreth ‘rastit të Rashkës’ dhe, në përgjithësi rreth ndriçimit të fatit  të të gjithë personave të zhdukur, gjatë luftës së viteve 1998 – ’99, në Kosovë.

Po ashtu, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, iu bënë thirrje autoriteteve në Serbi për marrjen sa më të shpejt të vendimit për rifillimin e gërmimeve në këtë rast të rëndësishëm për procesin në përgjithësi dhe, shpreh gatishmërinë për të dhënë gjithë kontributin e nevojshëm në procedimin e mëtutjeshëm të këtij rasti deri në mbylljen zyrtare të tij.
 









 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)