16 Janar 2025

Ndërprehen punimet në Kizhevak të Serbisë

Prishtinë, 14 dhjetor - Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë njofton opinionin publik se ekipi i DML-së së bashku me ekspertët e EULEX-it të cilët po qëndronin në Kizhevak të Serbisë ka ndërprerë përkohësisht punimet që po zhvillonin atje përshkak të kushteve të vështira atmosferike të cilat në raste të tilla pamundësojnë gërmimet.

Gjatë kohës së qëndrimit në Kizhevak, është kryer etazhi i parë i planifikuar dhe me fillim të punës pritet të përfundohet edhe etazhi i dytë.

Departamenti i Mjekësisë Ligjorë njofton opinionin se punimet në këtë teren do të vazhdojnë vitin e ardhshëm, në gjysmën e dytë të janarit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)