Nderohen me ndezje të qirinjve viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Redžepi së bashku me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Špilek, përfaqësues të institucioneve, deputetë dhe qytetarë, ndezën nga një qiri për jetët e humbura në fatkeqësinë e sotme.