23 Dhjetor 2024

Ndërmjetësimi ndikon në uljen e lëndëve në Gjykata

Prishtinë, 9 mars - Në tryezën me titull: “Ndërmjetësimi si alternativë e zgjidhjes së kontesteve në Kosovë”, të organizuar nga Komisioni për Ndërmjetësim i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, pjesëmarrës ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Gjatë diskutimeve në këtë tryezë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha së në kohën kur sistemi gjyqësor i nënshtrohet një reforme të thellë institucionale dhe ligjore, gjetja e formave më të lehta të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve meriton të përkrahet.

“Në kohën kur sistemi gjyqësor i nënshtrohet një reforme të thellë institucionale dhe ligjore dhe përballet me numër të madh të lëndëve, gjetja e formave më të lehta të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve, meriton të përkrahet nga institucionet e drejtësisë në Kosovë”, tha ndër të tjera, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Ministria e Drejtësisë do të jap përkrahjen e nevojshme në arritjen e mundësive më të mira për zhvillimin e ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

Çdo ndihmë e dhënë sistemit të sundimit të ligjit, madje edhe duke ofruar mekanizma të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me anë të instrumenteve ligjor jashtë-gjyqësor, siç është ndërmjetësimi, sipas tij do të ndikoj në uljen e numrit potencial të lëndëve në Gjykatat e rregullta në Republikën e Kosovës, si dhe do të rris qasjen në drejtësi, si një nga objektivat e Republikës së Kosovës, në arritjen e standardeve që mundësojnë realizimin e një nga kërkesat për integrime Evropiane që buron nga Plani i Veprimit i Partneritetit Evropian i Republikës së Kosovës. 

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për ndërmjetësim, Fatime Ismajli, duke folur për punët që janë bërë në funksionalizimin e sistemit të ndërmjetësimit tha se deri me tani është nxjerr Ligji për Ndërmjetësim dhe hapi i parë për zbatimin e këtij ligji është bërë me themelimin e Komisionit për Ndërmjetësim nga Ministria e Drejtësisë.

Subjektet që përfaqësohen në Komision janë; Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokuroria i Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Komisioni sipas saj ka nxjerr dhe ka miratuar aktet nënligjore, të cilat kanë qenë të domosdoshme dhe të nevojshme për të bërë ndërmjetësimin funksional.

Gjithashtu është shpall konkursi për pranimin e 75 kandidatëve për ndërmjetësues dhe tani Komisioni është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve.

Origjina e Ndërmjetësimit për zgjedhjen e konflikteve në mënyrë paqësore në Kosovë është institut i ri juridik, derisa në të kaluarën është praktikuar edhe në të drejtën zakonore shqiptare, si në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Kanunin e Arbërit (Kanunin e Skënderbeut), Kanunin e Labit dhe në të Drejtën zakonore islame (Sheriati).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)