Ndërlidhen sistemet elektronike të prokurorisë dhe gjykatave
Prishtinë, 9 mars - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Skender Çoçaj, do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike të prokurorisë dhe gjykatës dhe për shpërndarjen automatike të lëndëve te prokurorët dhe gjyqtarët.
Marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, rruga “Enver Zymberi” Prishtinë.