Ndalohet Z.K i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Prishtinë, 12 prill - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar opinionin se sot në orët e pasditës me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K.
Sipas Prorkurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.