28 Dhjetor 2024

Ndalohet personi i cili kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale

Prishtinë, 14 prill - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se dje me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi i lartcekur, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni.

Kujtojmë se Prokurori i Shtetit është i lirë në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, prandaj raste të tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe seriozitet.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)