Ndalohet një veturë me shenja të paautorizuara me mbishkrimin Police
Prishtinë, 11 gusht - Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, në rajonin e Pejës ka ndaluar një veture të tipit Mercedes, me targa të huaja, por në dyert e para anësore të të cilit gjindej mbishkrimi POLICE si dhe numri (9-1-1) RESPONSE, në pjesën anësore mbrapa.
Pas ndermarrjes se veprimeve policore dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është inicuar rast në pajtim me ligjin në fuqi, respektivisht sipas kodit penal të RKS-së, për procedim të rregullt sipas ligjit.
Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët apo personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe i këshillon ata që të kenë parasyshë që pavarsisht se veprime të tilla mund të jenë të lejuara në shtetet nga ata vijnë, duhet të jenë të vetëdijshëm që me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë ligjet e aplikueshme që janë në fuqi, përndryshe masa ligjore do të aplikohen për çdo shkelje të raportuar.