25 Dhjetor 2024

Ndalohet një person për organizimi e grupit kriminal

Prishtinë, 16 shtator – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kryer kontrolle dhe sekuestrime të përkohshme në një lokacion në komunën e Pejës, ndaj një personi të dyshuar me inicialet K.B., i cili është ndaluar për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar” nga neni 277, e që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një  I-Phone 7, një I-P-hone X-MAX, si dhe një çantë e vogël krahu së bashku me armën e shkurtë (revole) kalibri: 9X19 mm, dy karikatorë (jashtë armës) të së njëjtës armë, njëri me 10 (dhjetë) fishekë dhe tjetri me 8 (tetë) fishekë të kalibrit 9 mm LUGER, 20 (njëzet) fishekë tjerë (jashtë karikatorëve) të kalibrit 9mm LUGER dhe një brisk i vogël ngjyrë ushtarake.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  me inicialet K.B., është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar” nga neni 277.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)