Ndalohet ish drejtori i Urbanizmit në Gjilani për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Gjilan, 1 qershor - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njoftom se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim Policinë e Kosovës- NJHRKEK ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin i Urbanizmit ne Komunën e Gjilanit, tani të dyshuar B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së.
I njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore.