Ndalohet edhe një person lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’
Gjilan, 22 Prill - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri V.B., dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon e quajtur ‘’Admiral’’, në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës.
I njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan.