15 Janar 2025

Ndalohet autobusi i cili dyshohej se kontrabandonte mallra të ndryshme

Prishtinë 9 qershor  - Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu (DRPK-Veriu), pas një pune operativo-hetimore kishte arritur të siguronte informacione se në autobusin e linjës  Novi Pazar –Prishtinë,  në vende të fshehura dyshohej se kontrabandoheshin mallra të ndryshme .

Me datë 08.06.2015 rreth orës 11:30, Njësia e Inteligjencës dhe Njësia e Hetimeve Rajonale të DRPK-Veriu, në konsultim me prokurorin e shtetit ka bërë përcjelljen (vëzhgimin) e marshutes së lëvizjes  së autobusit në fjalë deri  në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Me të arritur në stacionin e autobusëve, njësitet relevante policore kanë bërë kontrollin e autobusit të markës “Mercedes” ngjyrë e bardhe me targa të Novi Pazarit, të cilin e ngiste vozitësi K. Z.  me ç’rast janë gjetur mallra të ndryshme të kontrabanduara.

Gjatë kontrollës në vende të fshehura janë gjetur mallra të kontrabanduara si:

1. Farmerka për femra të llojit \" Fioreto\" - 351 copë

2. Fermerka për meshkuj të llojit \" La tutti\" - 164 copë ​

3. Bermude për meshkuj të llojeve \" La tutti \" , \"Armani \" , \"Disle\" - 313 copë

4. Trenerka për meshkuj komplet të llojit \"Adidas\" - 99 copë

5. Këpucë për femra dhe patika për meshkuj - 4 palë

6. Kushineta për automjet - 2 copë

7. Mbushës të telefonave - adaptera - 76 copë

8. Mbajtëse për telefona - selfie - 3 copë

9. Bateri për telefona mobil \"Samsung\" - 28 copë 

10. USB - 15 copë

11. Bateri për \"Smart phone\" - 4 copë

12. Folje për telefona mobil - 38 copë

13. Dëgjojëse për telefona - 2 copë

14. MP-3 muzikë - 3 copë

Me urdhër të prokurorit të shtetit, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, malli së bashku me automjetin është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor ne Prishtinë dhe është hapur rasti \"Kontrabandim i mallrave \", për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)