Ndalohen vizitat familjare për të burgosurit
Prishtinë, 21 janar - Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, merr vendim që nga data 22 janar 2021, të ndërmarr këto veprime të përkohshme për zbatimin e masave kundër COVID-19:
Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve; Ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese dhe Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta.
Institucionet korrektuese do të aplikojnë sistemin virtual të komunikimit “Skype” për të burgosur për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni;
Po ashtu njëherit do të lejohet numrii i shtuar i thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;
Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione.
Nga këto masa përjashtohen: Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.