18 Janar 2025

Ndalohen dy persona, të dyshuar

Prizren, 4 maj  – Prokuroria Themelore ë Prizren sot ka zbatuar urdhëresën për urdhërkontroll të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç ‘rast Njësiti për krime ekonomike nga Peja, të cilët i kanë zhvilluar hetimet ndaj të dyshuarës A.K. nga Prizreni, që nga 23 shkurti 2015, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprat penale ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga neni 262 paragrafi 2 i Kodit Penal, veprës penale prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore nga neni 266 paragrafi 2 të Kodit Penal dhe veprës penale nga neni 313 të Kodit Penal, shmangieje nga tatimi.

Së bashku me njësitin e krimeve ekonomike prezentë ka qenë edhe njësiti i krimeve kibernetike nga Prishtina, inspektorët e AKPM-së dhe inspektorët e AUV-së, të cilët i kanë marrë mostrat e gjetura në vend të ngjarjes ku dyshohet për produkte të dëmshme mjekësore, ku kemi të bëjmë me ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Gjatë hetimeve dhe ekspertizave është konstatuar se “NT 41” i shpërndarë nga e dyshuara është produkt ilegal dhe i dëmshëm për shëndetin e njeriut, i cili dyshohet se është përdorur nga shumë persona.

Gjatë këtij aktiviteti janë konfiskuar tri shtëpiza të kompjuterit, një Laptop dhe një Ipad me të cilët dyshohet se janë kryer veprat penale.

Pas intervistimit nga hetuesit e krimeve ekonomike dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar A.K. dhe O.K.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)