Ndalohen dy persona për kanosje ndaj dy gazetarëve
Prishtinë, 1 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personat me inicialet R.S. dhe T.P., pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Personi me inicialet R.S., dyshohet se ka kanosur gazetarin Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij.
Ndërsa, në rastin e dytë personi me inicialet T.P., ka kanosur gazetarin G.G., përmes rrjeteve sociale, atij facebook.
Të dyshuarit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale.