07 Maj 2024

Ndaj Hasanit nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuzë

Prishtinë, 3 janar - Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se ndaj Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuzë gjatë kohës  sa Hasani ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës.

Në prokurorinë Themelore të Prishtinës, është dorëzuar letër anonime, pranuar më datën 29.10.2012, me pretendime se zyrtarët e UP-së, kanë bërë keqpërdorime të pozitës zyrtare.

Ndërsa, kjo prokurori është duke ndërmarrë veprime në drejtim të grumbullimit të informacioneve, për pretendimet e cekura në letrën anonime, për t’ia filluar eventualisht ndonjë procedurë penale ndaj keqpërdoruesve të detyrës zyrtare të Universitetit të Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)