Ndahen 1.600 dhurata për policët në detyrë në natën e Vitit të Ri
Prishtinë, 30 dhjetor Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me përkrahjen e Kompanive Buçaj dhe Beni Dona, sot në drejtorinë e Policisë së Kosovës janë ndarë 1.600 dhurata për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët në natën e Vitit Të ri do të janë në detyrë.
Duke iu falënderuar OEK-ut dhe Kompanive që kanë siguruar këto dhurata ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se kjo paraqet një shenje kujdesi dhe respekti ndaj pjesëtarëve të Policisë.
Është një kujdes i posaçëm për ata oficer te policisë te cilët do te kujdesen për rendin për sigurinë e qytetareve derisa qytetaret festojnë ndërrimin e motmoteve, qofte ne familjet e tyre, qofte neper lokale te ndryshme. Ata do te jene qe do te bëjnë përkujdesjen për sigurinë e qytetareve te Kosovës për mbarëvajtjen e festes se fund vitit Natyrisht qe është një pune me një përgjegjësi te madhe dhe ky gjest simbolik por shume i mire i OEK-ut bashke me partneret e tyre ne këtë rast me kompanitë te cilat edhe vitin e kaluar kane filluar kompania Buçaj dhe këtë vit edhe Beni-Dona besoj se do te jete tradicionale dhe i falënderojë për kujdesin ndaj Policisë se Kosovës, tha ministri Rexhepi.
Ai vlerësoi se kjo është edhe një respekt për punën qe bën policia e Kosovës.
Shfrytëzoj rastin qe edhe atyre te cilët do te jene ne detyre tju uroj vitin e ri, tha ministri Rexhepi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerësoi se kjo paraqet edhe një kontribut i komunitetit te biznesit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Për këta njerëz te sakrificës, për këta njerëz te guximit, për këta njerëz qe ne momentin e ndërrimit te motmoteve sigurojnë paqe dhe lumturi dhe që këto gëzime ti ndajmë me familjet tona, tha Gërxhaliu.
I pari i OEK-ut vlerësoi se Policia e Kosovës është pioniere e suksesit të Kosovës së pas luftës.
Ky është vetëm një gjest human sepse policia e Kosovës meriton shume me tepër. Dua te besoj qe tani po i vihen themelet një bashkëpunimi tradicional dhe këta policë qe do te jene ne detyre me rastin e ndërrimit te motmoteve nuk do te jene te harruar dhe këto dhurata te jene një simbolik qe ti ndajnë me familjet e tyre, tha kryetari i OEK-ut.