Nazim Bllaca është i lirë, gati për Bllaca 4
Prishtinë, 1 tetor - Nazim Bllaca pritet që të enjten ta braktisë qelinë e tij në Burgun e Dubravës, brenda së cilës i ka errur e zbardhur 13 muaj e 5 ditë.
Lirinë ia ka mundësuar paneli për lirim me kusht, të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.
Dëshmitari bashkëpunues është liruar për shkak se ka vuajtur dy të tretat e dënimit prej 4 vjetësh e gjysmë për vrasjen e Ibush Kllokoqit.
Bllaca pritet të transferohet në një vend të sigurt. Atij i është larguar edhe familja nga Ribari i Madh i Lipjanit.
Megjithatë, do të jetë dëshmitar edhe në një proces të madh gjyqësor në krye me deputetin Azem Syla.