Nazim Bllaca do të dalë para drejtësisë
Prishtinë, 11 qershor - Sot për herë të parë do të dalë para drejtësisë Nazim Bllaca. Ai është akuzuar nga prokurori Maorizio Salustro, për vrasje të rëndë, sipas të cilit e ka bërë në bashkëpunim me Ibush Kllokoqit.
Unë e pranoj krimin që kam kryer, sepse kam vrarë një njeri të pafajshëm duke menduar se po kryej punë të mirë për atdheun, ka thënë Bllaca, i cili do të gjykohet në cilësinë e anëtarit të Shërbimit Informativ të Kosovës i njohur si SHIK.
Në këtë cilësi në vitin e kaluar janë dënuar pesë persona me 54 vjet burgim, shkruan Koha Ditore. Shpresim Uka, Sadik Abazi, Bekim Syla, Shaban Syla e Driton Hajdari, janë dënuar më 54 vjet burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit dje vrasjen në tentativë të Adem Salihajt.