Nazim Bllaca dënohet me 4 vjet e gjysmë burg
Prishtinë, 19 korrik - Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burg, Nazim Bllacën, i vetëshpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës SHIK, konfirmon misioni për sundimin e ligjit, EULEX.
Mbi të rëndonin disa akuza, përfshi edhe ajo e vrasjes.
Mirëpo, me kërkesë të prokurorit, të cilën e ka marrë parasysh trupi gjykues, Bllaca është dënuar me dënimin minimal, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste tjera gjyqësore.
Sipas vendimit të gjykatës, Bllacës do ti llogaritet edhe arresti shtëpiak, që nënkupton se ai mund të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burgim.
Për shkak të trajtimit të veçantë si bashkëpunues me EULEX-in, Bllaca pritet të marrë një trajtim të veçantë edhe gjatë vuajtjes së dënimit.
Ky trajtim pritet të sqarohet nga EULEX-i.