16 Maj 2024

Nazif Visoqi dënohet me 16 vite burgim për vrasje

Prishtinë, 4 korrik - Gjykata e Qarkut në Pejë, me një trup gjykues të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor, shpalli Nazif Visoqin fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes në pronësi, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve.

Të pandehurit i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 16 viteve burgim.

Gjykata e shkallës së parë vendosi se kishte dëshmi të mjaftueshme për të dënuar Visoqin për veprat penale për të cilat ai akuzohej.

Megjithatë, kishte shumë faktorë lehtësues që kontribuan në shqiptimin e një dënimi më të lehtë, ku njëri prej tyre ishte pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit. 

Nazif Visoqi është shpallë fajtorë për vrasjen e Miodrag Komatinës dhe për lëndimin e Dejan Bogiçeviqit dhe Drashko Ojdaniqit për shkak të një kontesti pronësor në fshatin Dobrushë, Komuna e Istogut më 20 tetor 2011.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)