29 Dhjetor 2024

NATO vlerëson arritjet e FSK-së

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami u takua të premten me ministrin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Në një konferencë të përbashkët Imami u shpreh për mediat se komanda e Napolit vlerëson rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, e cila ka bërë një raport të shkëlqyer vlerësimi për ngritjen e këtyre kapaciteteve

Ministri Çeku e ka falënderuar homologun e tij për përkushtimin e shtetit shqiptar dhe të Ministrisë së tij ndaj FSK-së për forcimin e saj dhe arritjen e objektivave në rrafshin ndërkombëtar.

Çeku, e ka njoftuar ministrin Imami për të arriturat dhe sfidat që e presin FSK-në si një forcë e re dhe për objektivat, të cilat kjo forcë mendon t’i arrijë. Çeku ka thënë se ka marrë mbështetje nga homologu i tij për angazhimet e FSK-së në të gjitha fushat e mundshme.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë ka shfaqur shpresën se pas Samitit të Çikagos, NATO-ja do ta fusë në agjendë FSK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)