NATO vendos të përfundojë misionin në Libi
Bruksel, 29, tetor - Këshilli i NATO-s vendosi, siç pritej, t'i japë fund luftës në Libi në fund të muajit. Këtë e njoftoi në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen.
Ai e quajti misionin "Unified Protector", si një nga më të suksesshmit në historinë e aleancës ushtarake.
Me këtë këshilli i NATO-s konfirmoi vendimin e tij të mëparshëm, për të përfunduar misionin deri me 31 tetor.
Kohët e fundit u diskutua për një shtyrje së paku për një muaj, pas një kërkese të Këshillit Kombëtar të tranzicionit në Libi.
Të enjten Këshilli i Sigurimit i OKB-së, hoqi ndalimfluturimin mbi këtë vend të Afrikës së Veriut.
Edhe pse misioni përfundon, NATO ka rënë dakord të mbështesë Libinë në kalimin në demokraci, në qoftë se udhëheqja në Tripoli e dëshiron një gjë të tillë.